Uran Ismaili: Qytetarët e sëmurë po trajtohen vetë në shtëpi, nuk po e ndiejnë dorën e shtetit

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 15:27
Uran Ismaili: Qytetarët e sëmurë po trajtohen vetë në shtëpi, nuk po e ndiejnë dorën e shtetit

Sot në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ka raportuar Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj lidhur me situatën e pandemisë.

Deputeti Uran Ismaili, njëherësh edhe ish-Ministër i Shëndetësisë, tha që Qeveria Hoti duhet të ju dalë në ndihmë komunave në përballje me pandeminë. Ismaili deklaroi që qytetarët të cilët janë infektuar me Covid-19 dhe nuk janë të shtrirë në spitale nuk po përkrahen fare nga shteti dhe se janë lënë në mëshirë të fatit.

“Qytetarët e sëmurë nuk e dinë se kë duhet të thërrasin dhe ku të drejtohen pasi të infektohen me virus. Ju takon juve që si qeveri të ftoni të gjithë kryetarët e komunave që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve që po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre ngase dora e shtetit nuk po ndihet”, tha Ismaili.

(Kosova Sot Online)