21-vjeçarja ther dhe ia nxjerr zemrën me thikën e kuzhinës nënës së saj

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 15:40
21-vjeçarja ther dhe ia nxjerr zemrën me thikën e kuzhinës nënës së saj

Një vajzë ruse është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë nënën e vetë duke i nxjerrë zemrën dhe organe të tjera nga trupi ndërkohë që ajo ishte akoma gjallë, raporton “DailyMail”.

E dyshuara, është një studente e mjekësisë, dhe e sulmoi nënën e vetë 40 vjeçe me thikë kuzhine, dhe më pas i nxori organet e brendshme përfshirë mushkëritë.

Anna Leikovic, 21 vjeçe, më pas bëri dush qetësisht dhe doli të takohej me të dashurin. Vajza është e vetmja e dyshuar për krimin.

Ajo në fillim e theri nënën e vetë me thikë kuzhine, dhe pasi ajo mbeti e shtrirë në tokë, Anna vendosi ti nxjerrë zemrën nënës së vetë teksa ajo po vdiste.

Studentja u arrestua të nesërmen e incidentit. Në një video të siguruar nga mediat lokale, Anna shihet teksa është shtrirë në stolin e sallës së gjykatës dhe pastron thonjtë.

Më pas pasi hy gjykatësi brenda, ajo ngrihet në këmbë dhe hipë mbi stol. Teksa njëri nga gazetarët e pyet se a e kishte vrarë nënën e vetë, ajo përgjigjet duke qeshur në zë.

Raportet thonë se nëna e vetë, Praskovya Leikovic,kishte qenë duke punuar në Gjermani, dhe pasi u kthye në shtëpi kishte dyshime se vajza e vet ishte duke abuzuar me drogë.

Pasi e konfrontoi të bijën dhe kërkoi ndihmë profesionale për vajzën e vetë, Anna u nevrikos shumë.

Xhaxhai i vajzës u shpreh se Praskovya e donte shumë të bijën dhe se ata ishin një familje shumë e mirë, prandaj ishte shumë e vështirë për të për të besuar se kjo gjë kishte ndodhur me të vërtetë.

Ai tha se u desh të kërkonte përgjigje nga policia për 2 orë të tëra në lidhje me çfarë kishte ndodhur deri sa ata i treguan se e dyshuara ishte Anna. 

(Kosova Sot Online)