Më në fund Putin uroi Bidenin për zgjedhjen president i SHBA’së

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 19:10
Më në fund Putin uroi Bidenin për zgjedhjen president i SHBA’së

Presidenti rus Vladimir Putin e ka uruar Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane, gjashtë javë pas votimeve dhe një ditë pasi Kolegji Elektorat zyrtarizoi fitoren e Biden.

Derisa shumica e liderëve botërorë uruan presidentin e zgjedhur Biden menjëherë pas zgjedhjeve, Kremlini pati thënë në atë kohë se do të presin rezultatin zyrtar që Putin të urojë fituesin.

Vladimir Putin i uroi presidentit të zgjedhur sukses dhe shprehu besimin se Rusia dhe SHBBA, të cilat mbajnë përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, me gjithë ndryshimet e tyre, do të kontribojnë në zgjidhjen e shumë problemeve dhe sfidave më të cilat po përballet bota aktualisht”, thuhet në një deklaratë për media të Kremlinit.

(Kosova Sot Online)