Haradinaj: Jam akuzuar për kazinot, por unë i mbylla

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 20:17
Haradinaj: Jam akuzuar për kazinot, por unë i mbylla

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur se kandidimi i tij për postin e presidentit është i drejtë.

Haradinaj theksoi sa herë ka pasur pozita udhëheqëse, ka kryer punë të mira për Kosovën.

“Kur kam marrë përgjegjësi punë të mira janë kryer për Kosovën. Më kanë akuzuar në të gjitha mënyrat. Kanë thënë ai po merret me kazino. Ndërsa kur erdha unë në pushtet i mbylla ato”, tha ai.

Tutje, Haradinaj shtoi se për 100 ditë, ka krijuar Ligjin për familjet e Dëshmorëve dhe janë krijuar dy ministri të reja. 

“Në qeverisjen e dytë, kur ju kujtohet nuk është rritur çmimi i energjisë. Ka përfunduar çështja e Trepçës. Është kryer ushtria, u pengua ndarja dhe nuk ndodhi ndarja prej Serbisë. Këto janë kundër argumentet”, u shpreh ai tutje.


(Kosova Sot Online)