Berisha: Rama bëri 1,752 protesta, vetëm në një rast u përdor gaz lotsjellës

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 21:42
Berisha: Rama bëri 1,752 protesta, vetëm në një rast u përdor gaz lotsjellës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se përgjatë qeverisjes së tij, kryeministri i tashëm i vendit, Edi Rama, kishte bërë 1,752 protesta, ku vetëm në një nga to është bërë protestë.

Berisha është pyetur edhe lidhur me çështjen e katër protestuesve të vrarë nga Garda e Republikës së Shqipërisë, teksa ka thënë se ka kërkuar falje menjëherë pas aktit.

“Garda nuk është polici, është ushtri, nuk ka asgjë tjetër përveç armëve. Nuk merr urdhra, vepron sipas ligjit, i cili thotë se në rast se kërcënohesh do të qëllosh në ajër, në rast se vazhdon do qëllosh në këmbë, në rast se vazhdon do asgjësosh kërcënimin”, tha ai.

“Edi Ramës kur i shkoi për ngushëllim njërit prej tyre, ia flakën shaminë për fytyre”, tha tutje ish-kryeministri Berisha, teksa foli për rastin e katër të vrarëve nga garda shqiptare. 

(Kosova Sot Online)