Ndodh edhe kjo: 24-vjeçarja martohet me një valixhe

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 09:19
Ndodh edhe kjo: 24-vjeçarja martohet me një valixhe

Rain Gordon, 24 vjeçe nga Rusia, thotë se është e tërhequr në mënyrë romantike ndaj valixhes  që bleu para 5 viteve.

Kjo grua po përpiqet të rrisë vetëdijesimin ndaj esgstiencës së njerëzve objektum seksual, shkruan “DailyStar”.

Njerëzit objektum seksual janë persona të cilët ndjejnë tërheqje seksuale ndaj objekteve.

Rain Gordon thotë se ka ndjenja romantike ndaj objekteve pasi takoi dashurinë e jetës së vetë, e cila është një valixhe para 5 viteve.

24 vjeçja nga Rusia thotë se gjithmonë ka qenë shumë e tërhequr pas objekteve, por gradualisht filloi të ndjente tërheqje seksuale ndaj tyre.

Në qeshor të këtij viti ajo u martua me valixhen e quajtur Gideon në një ceremoni martesore.

Edhe pse ajo ka pasur lidhje me burra më parë, ajo gjithmonë ka qenë më e tërhequr nga objektet.

Rain thotë se ajo filloi të kuptonte sa shumë ishte e tërhequr pas objekteve kur ishte 8 vjeçe dhe besonte se të gjitha objektet kishin shpirt.

(Kosova Sot Online)