Zyrtari i PDK-së: Vjosa Osmani ka mbetur nën hije të ish-presidentes Jahjaga

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 09:29
Zyrtari i PDK-së: Vjosa Osmani ka mbetur nën hije të ish-presidentes Jahjaga

Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi ka thënë sot se u.d e presidentit Vjosa Osmani ka mbetur nën hije të ish-presidentes Atifete Jahjaga.

Gashi e ka publikuar një fotografi me Jahjagën të 16 dhjetorit 2014-të.

Ai ka thënë se ushtruesja e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani ka mbetur nën hije duke u marrë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

“E riktheva këtë foto, për të kujtuar se Ushtruesja Osmani ka mbetur nen hije të Presidentes Jahjaga, duke tentuar të merret më të papërsëritshmin Presidentin Thaçi”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/ilir.gashi.92167/posts/1773439186149032

(Kosova Sot Online)