Lexoni edhe:
Në pranverë pritet të fillojë vaksinimi në Kosovë, ku do të sigurohen dozat?
Një orë xhepi me vlerë rreth $27,000 e dhuruar nga ish-presidenti amerikan Woodrow Wilson është vjedhur në një dyqan antikitetesh, njoftoi sot policia e Londrës.
Ora me vlerë të llogaritur nga $22,800 deri në $26,860), është vjedhur mesditën e të shtunës, tha në njoftimin e saj policia e Londrës. Sipas saj autori i vjedhjes ishte një burrë që kishte hyrë në dyqanin e objekteve antike Pierrepont Arcade, në Islington në veri të Londrës, dhe tha se dëshironte të blinte një vazo dekorative.
Në pranverë pritet të fillojë vaksinimi në Kosovë, ku do të sigurohen dozat?Lexoni edhe:
Burri kishte tentuar të blinte vazon por karta e tij e bankës nuk kishte funksionuar. Policia beson se burri kishte hapur vitrinën për të vjedhur orën, kur punonjësi i dyqanit po vendoste vazon përsëri në vend.
Ora e vjedhur ishte ndërtuar me flori 14 karat dhe është dhuruar nga presidenti Wilson.
Në anën ballore të saj shihet vula presidenciale e SHBA me një shqiponjë, ndërsa në pjesën e prapme është gdhendur mbishkrimi i Wilson.
“Nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për Charles J Lawrenson, kapiteni i avullores britanike Nubian, në nderim të shërbimeve humane për shpëtimin në det të ekuipazhit të anijes amerikane Julia A Trubee, më 7 mars 1914”, shkruhet në mesazh.
Policia publikoi fotot e orës si dhe ato të një burri me të cilin dëshirojnë të flasin në lidhje me krimin.
“Pronarët e orës janë shumë të shqetësuar,” tha oficeri Joshua Brown në njoftim. “Objekti ka qenë në familjen e tyre prej shumë kohësh dhe nxisim personin që e vodhi ta kthejë sa më shpejt që është e mundur”.
Wilson ka qenë presidenti i 28-të i SHBA nga viti 1913 deri në 1921. Ai kishte qenë më parë president i Universitetit Princeton dhe guvernator i New Jersey.
(Kosova Sot Online)