Fetah Rudi: Truprojet e Rexhep Selimit rentuan të më vrisnin, ai pyeti se a është kryer puna

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 10:23
Fetah Rudi: Truprojet e Rexhep Selimit rentuan të më vrisnin, ai pyeti se a është kryer puna

Deputeti i LDK’së, Fetah Rudi e ka akuzuar shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, se truprojat e tij e kanë bërë atentat për ta vrarë atë më 15 dhjetor të vitit 2000 në Arllat.

Rudi ka thënë se ishin tre truprojat e Rexhep Selimit që i bën atentat për ta vrarë te “Ura e Bytyqve”. Sipas tij, ata kishin qenë në një veturë të kuqe të markës “Opel Astra”, ku plumbat e shkrepur në veturën që gjendej ai e kapën atë në shpinë dhe krahror.

Deputeti i LDK’së tha se pas atentatit ndaj tij, tre truprojat e Rexhep Selimit bën aksident me një kamion ku edhe vdiqën në vend.

Ai tha se pas aksidentit të tre truprojave të Rexhep Selimit, njërit nga viktimave i kishte rënë telefoni, me ç’rast njëri nga policët që kishte arritur në vendin e ngjarjes e kishte hapur telefonin dhe i ishte lajmëruar Rexhep Selimi. Sipas tij Selimi e kishte pyetur se a është kryer puna, duke aluduar se a është vrarë Fetah Rudi, e duke përdorur fjalë banale.

Rudi tha se ka vizituar familjet e truprojave të Selimit dhe se ata ia kanë konfirmuar se ata kishin punuar për të dhe se këtë ia pati konfirmuar edhe KFOR’i amerikan.

Sipas tij, për aksidentin në të cilin vdiqën truprojat e Selimit nuk dihet asgjë.

“Kur më kanë plagos mu tek “Ura e Bytyçve” kanë hyrë diku ka Kleçka, Tërpeza dhe kanë dal atje, kanë bërë sudar në Myzeqin me një shliper, mirëpo çfarë është tjetra se tani nuk është as shliperi as personi, as informata ku janë dhe pse ka ndodhur aksidenti”, tha Rudi.

“Një kohë njerëzit nuk kanë guxu të afrohen, ka mbetur një telefon tu thirr aty, e kap një polic telefonin aty dhe lajmërohet, thotë kush është, thotë Rexhep Selimi, i thotë a e krytet atë punën, po thotë e krytëm po me kë po foli, thotë me Rexhep Selimin”, tha Rudi.

“Këta janë varrosur dhe i kanë parë që janë shpërbly me mirënjohje nga qeveria e përkohshme, këta të tretë kanë qenë truproja të Rexhepi Selimit, truproja të ministrit të rendit aso kohe”, tha Rudi.

“Familjet nuk ma kanë thënë, familje më kanë thënë që kanë qenë vetëm truproja të Rexhep Selimit dhe kanë bërë aksident me 15 dhjetor në Myzeqin”, tha Rudi.

“Ata e dinë, herën e parë nuk është kry herën e dytë është kry, revolen me të cilën jam plagos është gjetur në vendin e ngjarjes dhe polici që e ka gjet atë e ka një polic ku është fshehur revolja, nuk është dhënë asnjë lajm në lidhje me këtë. Arma e njëjtë që e ka vra Xhemajl Mustafën, e ka plagos edhe Fetah Rudin ka thënë Aleksandar Lumezi”, tha Rudi.

(Kosova Sot Online)