Në Spitalin e Pejës 131 pacientë me Covid-19 të shtrirë , 27 në gjendje të rëndë

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 10:30
Në Spitalin e Pejës 131 pacientë me Covid-19 të shtrirë , 27 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 131 pacientë me koronavirus, 27 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër janë në respirator (CPAP), 100 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Raporti i plotë:

10 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 131 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 100 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnja, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

297 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,286 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

(Kosova Sot Online)