Mergim Lushtaku takohet me përfaqësues shqiptarë të Graçanicës, iu premton garantim të të drejtave të tyre

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 11:41
Mergim Lushtaku takohet me përfaqësues shqiptarë të Graçanicës, iu premton garantim të të drejtave të tyre

Mergim Lushtaku, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, është takuar me përfaqësues të banorëve shqiptarë në Komunën e Graqanicës përgjatë ditës së sotme.

Një gjë të tillë, Lushtaku e ka bërë të ditur përmes ‘Facebook’-ut të tij, teksa u ka premtuar garantim të të drejtave të tyre.

Lushtaku nuk ka ndarë ndonjë detaj tjetër të shkëputur nga takimi në fjalë.

Njoftimi i plotë:

Pata kënaqësinë t’i mirëpres në takim përfaqësuesit e banorëve shqiptarë të Komunës së Graçanicës.

Nga ta dëgjova me shumë vëmendje shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët shqiptarë në këtë Komunë.

Ju premtova se do të angazhohem fuqishëm për realizimin e të drejtave të tyre legjitime. 

(Kosova Sot Online)