Tre të vdekur nga helmimi me alkool të falsifikuar

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 12:04
 Tre të vdekur nga helmimi me alkool të falsifikuar

Gjithsej 14 persona, duke përfshirë gjashtë në gjendje kritike, u pranuan në spitalet në Bursë pasi ata konsumuan alkool të falsifikuar.

Numri i të vdekurve nga helmimi me alkooli të martën në Turqinë veriperëndimore është rritur në tre, me një tjetër të vdekur sot.

Gjithsej 14 persona, duke përfshirë gjashtë në gjendje kritike, u pranuan në spitalet në Bursë pasi ata konsumuan alkool të falsifikuar.

Dy prej tyre kanë vdekur të martën.

Policia zhvilloi bastisje në lokalitete të ndryshme në provincë dhe arrestoi dy të dyshuar mbi përfshirjen e tyre të pretenduar në furnizimin e alkoolit metil.

Në operacionet po ashtu u sekuestruan tridhjetë litra alkool të falsifikuar./aa

(Kosova Sot Online)