Për një ditë, mbi 145 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 12:54
Për një ditë, mbi 145 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

Mbi 145 mijë raste të reja me COVID-19 raportohen në 24 orët e fundit në botë.

Gjatë kësaj kohe, sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info raportohen edhe 3 mijë e 987.    

73 milionë e 936 mijë e 447 persona raportohet të jenë infektuar me këtë virus në botë, derisa 1 milionë e 644 mijë e 763 thuhet të kenë vdekur nga ai.

51 milionë e 947 mijë e 933 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa edhe 20 milionë e 343 mijë e 751 raste janë aktive.

107 mijë e 235 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, rreth 225 milionë persona vlerësohet të jenë testuar për këtë virus në botë.

Për shkak të numrit të madh të rasteve të infektuara me COVID-19, tashmë shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për tu mbrojtur nga ky virus.

Në prag të festave, disa shtete kanë marrë si masë edhe mbylljen.

Ndërsa, edhe Kosova është duke shqyrtuar masa të reja në prag të festave.         

(Kosova Sot Online)