Kamioni aksidentohet me veturën në mes të Prishtinës

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 12:56
Kamioni aksidentohet me veturën në mes të Prishtinës

Një veturë dhe një kamion janë aksidentuar tek “Rrethi i Flamurit”, në Prishtinë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti konfirmoi se në aksident ishin të përfshira një kamion dhe veturë.

Sipas saj në këtë aksident nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodhë te Rrethi i Flamurit në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një veturë dhe një kamion), ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)