Të premten mbahet Kuvendi Zgjedhor në Federatën e Basketbollit

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 14:10
Të premten mbahet Kuvendi Zgjedhor në Federatën e Basketbollit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të premten më 18 dhjetor do ta mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor.

Kuvendi do të mbahet në ora 15:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Siç është bërë e ditur më herët, kryetari aktual i FBK-së, Arben Fetahu do të jetë kandidati i vetëm në Kuvendin Zgjedhor, pasi i ka siguruar nominimet e nevojshme nga klubet.

Për shkak të masave anti-Covid, shtëpia e basketbollit kosovar njofton se në këtë Kuvend janë të lejuar vetëm 50 persona të jenë në sallë, ku 39 janë delegatë.

Për këtë arsye edhe numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe Kuvendi do të jetë i mbyllur për media.

Megjithatë, FBK-ja zotohet se do t’ju dërgojë të gjitha mediave pamje (video), fotografi dhe deklarata nga ky Kuvend. 

(Kosova Sot Online)