Vuçiq pret në takim Millan Radoiçiq, të akuzuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

  • A.P /
  • 16 December 2020 - 17:14
Vuçiq pret në takim Millan Radoiçiq, të akuzuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Gjatë mbledhjes së sotme mes Vuciqit dhe përfaqësuesve serbë nga Kosova, u arritën në përfundime mbi veprimin e përbashkët për të ruajtur të gjitha interesat vitale kombëtare në Kosovë dhe interesat më të rëndësishëm të Republikës së Serbisë, njoftoi Zyra për Kosovë dhe Metohi.

Siç është rënë dakord, përfundimet konkrete për të cilat do të informohet publiku do të bëhen në 72 orët e ardhshme, pas konsultimeve shtesë me të gjithë përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë, si dhe përfaqësuesit përkatës të bashkësisë ndërkombëtare.

Në takim morën pjesë gjithashtu drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohija Petar Petkovic, Zëvendës Kryeministri i Serbisë dhe Ministrja e Energjisë dhe Minierave Zorana Mihajlovic, drejtori i PE “Industria e Energjisë Elektrike të Serbisë” Milorad Grcic dhe drejtoresha e “Rrjetit Elektrik të Serbisë” Jelena Matejic.

(Kosova Sot Online)