Vdes nga koronavirusi ish-nënkryetari i Suharekës

  • A.P /
  • 16 December 2020 - 17:29
Vdes nga koronavirusi ish-nënkryetari i Suharekës

Ish-nënkryetari i Komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi, ka vdekur sot, pas infektimit me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Kuçi më herët ishte edhe kryesues i Kuvendit komunal, në kohën e ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.

(Kosova Sot Online)