Gashi: Nagavci po nxitë qëllimshëm tensione në Kuvend

  • A.P /
  • 16 December 2020 - 23:50
Gashi: Nagavci po nxitë qëllimshëm tensione në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës po krijon klimë të tensionuar në Kuvend.

Gashi  thotë se Nagavci po bën nxitje të qëllimshme në Kuvend.

“Fatkeqësisht në Kuvend është krijuar një klimë e tensionume e nxitur nga kryesuesja e Kuvendit, kam parasysh nënkryetaren e Kuvendit, jo kryetaren. Nxitje të qëllimshme në Kuvend nga zonja Nagavci, ka shkaktuar klimë të tensionuar, për tema të rëndësishme. Keqmenaxhimi i qëllimshëm i seancës, tendenca e trajtimit për përfitime politike momentale dhe tema të ndjeshme dhe të rënda na kanë nda e nuk na kanë bashku”, thotë Gashi.  

(Kosova Sot Online)