E kritikoi nga Shqipëria, Isa Mustafa i përgjigjet Vjosa Osmanit

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 08:34
E kritikoi nga Shqipëria, Isa Mustafa i përgjigjet Vjosa Osmanit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kritikoi ish-shefin e saj partiak në LDK, Isa Mustafën, duke thënë se për fajin e tij u krijuan sfida në institucionet e vendit, me të cilat tashmë po i duhet të ballafaqohet.

Këto komente Osmani i bëri pas takimit në Tiranë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Lidhur me këtë, në një përgjigjie për klankosova.tv, Mustafa komentoi deklaratat e Osmanit e cila gjendet për një vizitë treditore në Tiranë.

”Të lumtë ne për ushtrues Detyrën e Presidentes! hhahaha”, është shprehur Mustafa

Osmani nga Shqipëria foli për çështjen e zgjedhjeve në Kosovë dhe për raportet e saj me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ajo tha se Mustafa nuk është i interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Nuk e besoj që Mustafa është i interesuar që të shkojë në zgjedhje. Unë nuk do të merrem me ato që i thotë, sepse ka një kohë të gjatë që nuk merrem me ato që ai i thotë, sepse jam shumë e zënë duke u marr me sfidat që janë në institucionet e tona e që shumë prej të cilave janë për faj të tij. Çfarë dua të them është që sa më parë që të mbahen zgjedhjet është më mirë për iniciativën qe e kam marrë”, ka thënë ajo. 

(Kosova Spt Online)