Një i vdekur në zonat e banuara me serb në Kosovë, 47 raste të reja pozitive

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 10:06
Një i vdekur në zonat e banuara me serb në Kosovë, 47 raste të reja pozitive

Sipas të dhënave të fundit, në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, një person ka vdekur si rezultat i koronavirusit, u regjistruan 47 raste të reja të infeksionit, ndërsa 113 persona dolën nga izolimi.

Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 11,286 njerëz janë testuar, nga të cilët 3,210 njerëz janë konfirmuar të kenë koronavirusin.

69 njerëz kanë humbur betejën me COVID-19 në zonat e banuara me shumicë serbe, raporton Radio Kontakt Plus.

(Kosova Sot Online)