Kjo është historia e personit që u dënua me 40 vjet burgim pa faj

  • G.G /
  • 17 December 2020 - 10:20
Kjo është historia e personit që u dënua me 40 vjet burgim pa faj

Walter Forbes ishte një student i ri në kolegj në vitin 1982 kur u gjend mes një sherri të dhunshëm mes dy grupeve, jashtë një lokali në qytetin e tij të vogël në Michigan.

Njëri nga të rinjtë, Dennis Hall, u hakmor ditën tjetër, duke qëlluar Forbes katër herë. Shpejt pas kësaj ngjarje, Hall vdiq në një zjarrvënie të qëllimshme. Me hetime të përshpejtuara dhe me mangësi, Forbes u dënua me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirie me kusht.

Por pasi kreu gati katër dekada burg, Forbes u lirua sepse dëshmitarja kyçe hoqi dorë nga dëshmia e saj, e cila në fakt ishte e vetmja provë për dënimin e Forbes.

Annice Kennebrew deklaroi asokohe se kishte parë Forbes dhe dy burra të tjerë që mbanin bombola gazi pranë ndërtesës gjatë kohës së zjarrit dhe të derdhnin benzinë ërreth pallatatit.

Por thuajse 38 vite më pas, ajo pranoi që kishte gënjyer sepse disa të rinj i kishin bërë presion, ndaj u tërhoq nga dëshmia e saj.

“Gjithçka që i thashë policisë dhe gjithçka që unë dëshmova në gjyq në lidhje me vendosjen e zjarrit, ishte një trillim,” deklaroi ajo. “Me sa di unë, Walter nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim”.

Pas rihetimit të çështjes, prokurori vendosi ta lironte Walter Forbes me 20 nëntor. Ai shpreson të gjejë një punë dhe ta jetojë pjesën tjetër të jetës i lirë.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor që mendohet të fshihet pas ngjarjes ka ndërruar jetë. Ai është Jonas, pronari i ndërtesës. Dyshimet e para për të nisën katër ditë pas zjarrit, kur një telefonatë anonime e fajësoi atë se e bëntë këtë gjë vazhdimisht për të përfituar nga sigurimet.

Vlera maksimale e rishitjes së pronës ishte 35,000 dollarë, ndërsa sipas dokumenteve sigurimi pagoi 50,200 dollarë.

(Kosova Sot Online)