Vodhi deodorantë në market, arrestohet gjilanasi

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 10:43
Vodhi deodorantë në market, arrestohet gjilanasi

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili ka vjedhur deodorantë në një dyqan.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Gjilan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një market kishte vjedhur rreth dhjetë deodorante në vlerë rreth 20 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte kryer edhe vjedhje të tjera.

“I njëjti kishte kryer edhe disa vjedhje në lokale të ndryshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson njoftimi.

(Kosova Sot Online)