Prokurori i Speciales arsyeton vazhdimin e hetimeve: Dëshmitarët që frikësoheshin, tani japin informacion

  • G.G /
  • 17 December 2020 - 12:35
Prokurori i Speciales arsyeton vazhdimin e hetimeve: Dëshmitarët që frikësoheshin, tani japin informacion

Prokurori i Speciales e ka arsyetuar vazhdimin e hetimeve nga ana e tyre, pasi kjo është kritikuar nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Në seancën paragjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai ka përmendur edhe dëshmitarë që sipas tij, në fillim kanë pasur frikë të dëshmonin, ndërsa tani mund ta bëjnë këtë.

“Duke filluar nga paraqitja e dëshmitarëve që kanë pasur frikë, që tani kanë kurajo të japin informacion, deri te zbulimi i materialeve që kanë qenë të fshehura”, ka thënë prokurori, duke arsyetuar vazhdimin e hetimeve nga ZPS.

Në anën tjetër, mbrojtësit e shumë të akuzuarve kanë pasur vërejtje për vazhdimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë, duke hedhur dyshime për provat. 

(Kosova Sot Online)