Këto janë komunat me 453 rastet e reja me koronavirus

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 15:11
 Këto janë komunat me 453 rastet e reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 8 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19, ndërsa janë raportuar edhe 453 raste të reja.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 183 raste, Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste, Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste,  Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste, Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste,  Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug.

Numri total i rasteve pozitive është 47.952 raste nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.233 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)