45-vjeçari nga Mitrovica gjendet i vdekur, policia jep detaje

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 15:36
45-vjeçari nga Mitrovica gjendet i vdekur, policia jep detaje

Sot rreth orë 9:40, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A. B., rreth 45 vjeçar.

Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar dhe  po hetohet si “vdekje e dyshimtë””, njofton policia,

(Kosova Sot Online)