75 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 15:56
75 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

74 milionë e 702 mijë e 55 persona raportohen të infektuar me virusin COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, nga ky virus deri tani kanë vdekur 1 milionë e 658 mijë e 654 persona, ndërsa janë shëruar 52 milionë e 525 mijë e 117 persona.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 17 milionë e 401 mijë e 787 raste, pastaj India me 9 milionë e 953 mijë e 235 raste dhe Brazili me 7 milionë e 42 mijë e 595 raste.

Ndërsa, në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 47 mijë e952 raste nga 168 mijë e 211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

1 mijë e 233 persona deri tani kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

 Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë shëruar 483 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280.

(Kosova Sot Online)