19-vjeçarja Nazlije Sherifi nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tuaj

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 16:56
19-vjeçarja Nazlije Sherifi nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tuaj

Nazlije Sherifi nga Mitrovica, e cila është e rritur jetim pa njërin prind, ka nevojë për ndihmën tonë, pasi është diagnostifikuar me Glomerulosklerozë Foke Segmentale.

19-vjeçarja është studente e Shkencave Kompjuterike mirëpo sëmundja ia ka pamundësuar vazhdimin e studimeve.

Studentes nga Mitrovica i duhen 200mijë euro, për sigurimin e veshkës dhe kryerjen e transplancionit të saj, në shtetin e Turqisë.

Familja e saj nuk i ka këto mjete, andaj kërkon ndihmën e qytetarëve, që vajza e tyre të arrijë ta kryejë me sukses këtë transplantim të veshkës.

(Kosova Sot Online)