683 të vdekur dhe mbi 18 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 18:03
683 të vdekur dhe mbi 18 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

18 mijë e 236 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Itali.

Gjatë kësaj kohe në këtë shtet kanë vdekur edhe 683 persona si pasojë e këtij virusi.

Italia radhitet e 8-ta për numrin më të madh të rasteve të infektuara me këtë virus.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, në Itali 1 milionë e 906 mijë e 377 persona janë infektuar me koronavirus.

Deri tani në Itali kanë vdekur 67 mijë e 220 persona si pasojë e COVID-19.

1 milionë e 203 mijë e 814 persona janë shëruar nga ky virus ndërsa 635 mijë e 343 raste janë aktive.

Në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e COVID-19 janë 2 mijë e 855 persona.

 Deri tani, Italia raportohet se ka testuar mbi 24 milionë e 868 mijë e 550 persona.

Ndërsa, ky shtet tashmë radhitet i pari në botë për numrin më të madh të viktimave nga COVID-19.

(Kosova Sot Online)