Bëhet virale video e ministrit që demonstron një formë ndryshe të vendosjes së maskës

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 09:08
Bëhet virale video e ministrit që demonstron një formë ndryshe të vendosjes së maskës

Zëvendës ministri i Çështjeve Komunale në Kanada Paul Wynnyk, i cili mbikëqyr shpërndarjen e vaksinave COVID në provincë, demonstroi një formë ndryshe të vendosjes së një maske gjatë një dalje publike më 14 Dhjetor.

Së pari ai i dezinfekton duart, pastaj e vendos maskën në të gjithë fytyrën dhe më pas nxjerr syzet nga maska e në fund gjithçka është në vendin e duhur.

Video është shpërndarë në lajmet në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit në provincat Kanadeze.

(Kosova Sot Online)