Mbi 1 mijë vetura bllokohen në këtë vend, mbesin në të ftohtë disa orë

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 09:46
Mbi 1 mijë vetura bllokohen në këtë vend, mbesin në të ftohtë disa orë

Më shumë se 1 mijë persona në Japoni e kanë kaluar natën e së enjtes të bllokuar në autostradë. Trafiku bëhet e ditur se ishte bllokuar për shkak se numër i madh i qytetarëve kishte dalë për të marrë ushqim dhe ujë përgjatë një stuhie të madhe bore.

Bllokimi kishte filluar të ndodhte në orët e para të së enjtes ku autoritetet kishin bllokuar hyrjen e autostradës ndërsa një veturë kishte mbetur në borë në mes të autostradës.

Kolona në autostradë thuhet se ishte rreth 15 kilometra derisa disa segmente të linjës së gjatë të trafikut ishin në gjendje të lëviznin ngadalë.

Disa shoferë mbetën të ngujuar në vend për më shumë se 40 orë, raporton CNN.

Pamjet nga autostrada tregojnë linjat e gjata të makinave që nuk lëvizin, të bllokuara nga grumbuj bore mbi dhe rreth automjeteve.

Në ndihmë të personave të ngujuar kanë dalë ekipet e emergjenca duke shpërndarë oriz, bukë, ujë dhe derivate.

“Bora ishte jashtëzakonisht e rëndë. Ndërsa koha kalonte, makinat u mbytën. Unë me të vërtetë isha i frikësuar,” tha një shofer. “Unë kam ngrënë të gjithë ushqimin dhe pijet e mia. Tani, për të pirë ujë, duhet të shkrij borën që mbledh në një shishe plastike”.

Një çift i martuar thuhet se pati nevojë për ndihmë mjekësore pasi kishte probleme të frymëmarrjes.

(Kosova Sot Online)