Avdullah Hoti reagon pas plagosjes së policit të Kosovës

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 10:05
Avdullah Hoti reagon pas plagosjes së policit të Kosovës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar pas plagosjes së policit të Kosovës mëngjesin e ditës së sotme.

Hoti e ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj zyrtarit policor.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, dënon sulmin me armë zjarri ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës, parandalimit të kryerjes së vjedhjes, në njërën prej qendrave tregtare në kryeqytet”, ka thënë kryeministri, teksa zyrtarit shëndetësor i ka uruar shërim të shpejtë.

“Kryeministri Hoti, zyrtarit policor i dëshiron shërim sa më të shpejtë, ndërkohë që thekson se integritetit fizik i policit është i pacenueshëm, ndërsa sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të pa pranueshme. Kryeministri Hoti shpreh mbështetje të parezervë dhe mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës, Institucionit më të besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit”, ka shkruar ai.

Komunikata:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, dënon sulmin me armë zjarri ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës, parandalimit të kryerjes së vjedhjes, në njërën prej qendrave tregtare në kryeqytet.

Kryeministri Hoti, zyrtarit policor i dëshiron shërim sa më të shpejtë, ndërkohë që thekson se integritetit fizik i policit është i pacenueshëm, ndërsa sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të pa pranueshme.

Kryeministri Hoti shpreh mbështetje të parezervë dhe mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës, Institucionit më të besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit.

(Kosova Sot Online)