Deputetët e LDK-së në krah të Driton Selmanajt, pas aksionit të VV-së

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 11:08
Deputetët e LDK-së në krah të Driton Selmanajt, pas aksionit të VV-së

Pas tensioneve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit, si pasojë e pjesëmarrjes së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj.

Lëvizja Vetëvendosje pengoi vazhdimin e seancën duke trokitur në tavolinat e Kuvendit të Kosovës, ndërkohë shihet se si Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e përshëndet Selmanajn me grusht. Kjo për t’i dhënë përkrahje atij.

Përveç Gashit, të gjithë deputetët e LDK-së u afruan për t’i dhënë atij mbështetje.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërtitur “Jashtë, jashtë”

Nënkryetarja Nagavci është munduar të mbajë rregull duke u kërkuar deputetëve të krijojnë ambinetin për punë. 

(Kosova Sot Online)