Fillon seanca ndaj Nasim Haradinajt në Hagë

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 11:29
Fillon seanca ndaj Nasim Haradinajt në Hagë

Ka filluar seanca ndaj nënkyetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.

(Kosova Sot Online)