Vetëvendosje fillon fushatë kundër Driton Selmanajt edhe në rrjete sociale

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 11:50
Vetëvendosje fillon fushatë kundër Driton Selmanajt edhe në rrjete sociale

Lëvizja Vetëvendosje kanë filluar fushatë kundër zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në rrjete sociale.

Deputetë dhe zyrtarë të kësaj partie po kërkojnë përjashtimin e Selmanajt nga seancat e Kuvendit.

Deputeti Artan Abrashi ka shkruar se Selmanaj duhet të dalë jashtë.

“Nëse je lodhë, dil jashtë. Driton Selmanaj out” , ka shkruar ai.

Zëvendëskryeministri Selmanaj sot teksa ka hyrë në sallën e Kuvendit deputetët e VV’së kanë filluar goditjen e tavolinave në ulëset e tyre duke bërë zhurmë si shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Selmanajt.

Pas kësaj, nënkryetarja Nagavci ka ndërprerë punimet e Kuvendit.

https://www.facebook.com/artan.abrashi/posts/3619014478168353

(Kosova Sot Online)