Avokati i Haradinajt e gjyqtari s’pajtohen për datën e shqyrtimit të paraburgimit

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 11:58
Avokati i Haradinajt e gjyqtari s’pajtohen për datën e shqyrtimit të paraburgimit

Ka filluar seanca ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në vazhdimin e kësaj seance pati një kërkesë të mbrojtësit të Nasim Haradinajt, kundrejt gjykatësit të Speciales.

Në ndërkohë Prokuroria pati një vërejtje se avokati i cili i është caktuar sot Nasim Haradinajt në të kaluarën ka mbrojtur edhe të akuzuar të tjerë.

“Ne nuk kemi asgjë nga Prokuroria vetëm një vërejte, prokuroria ka vetëm një vërejtje që avokati i Haradinajt ka përfaqësuar edhe klientët e tjerë në procedurat para Dhomave të Specializuara dhe ne kemi parasysh detyrimin e mbrojtësit në përputhje me kodin e etikës profesionale”, ka thënë ai.

Mbrojtësi i Haradinajt në ndërkohë tha se është i njoftuar me detyrimet e tij dhe se nuk ka asnjë lloj konflikti pse ai po e mbron Haradinajn.

“Komunikimi që kam bërë me administratorin e kam bërë të qartë që i di detyrimet e mija. Kam biseduar me Haradinajn dhe personat e tjerë që i kam mbrojtur në të kaluarën sepse nuk ka asnjë lloj konflikti. Unë do të vazhdojë që të zbatoj detyrimet e mia”, ka thënë ai.

Në ndërkohë gjykatës njoftoi se data për rishqyrtimin e paraburgimit për Haradinajn, do të mbahet më 27 dhjetor. Pavarësisht insistimit të avokatit që kjo datë të shtyhet, gjykatësi tha se është e pamundur për shkak të kohës së shkurtër.

“Ligji parashikon një rishqyrtim të paraburgimit në afatin prej dy muajsh. Për z.Haradinajn kjo i bien më 27 dhjetor. Edhe seancën e sotme e shtyva me kërkesën e tij. Për shkak të këtij afati prej dy muajsh unë nuk mund të ju jap më shumë kohë juve sepse tani nuk do të kem kohë për të marr vendime”, ka thënë gjykatësi.

Në ndërkohë, mbrojtësi i tha gjykatësit që kërkon që të paktën të ketë afat që deri të hënën të përgatitëse parashtrimet në rastin e Haradinajt.

“Padyshim që ne do ta kundërshtojmë paraburgimin e tij. Shpresojmë që nuk do të cenohemi nga kjo. Ishte detyrë e avokatit të mëparshëm që ti përgatiste këto dokumente. Nëse ju nuk do na i jepni 5 ditë kohë ju kërkojë që të paktën deri të hënën të bëj kërkesë që të mos e cenoj as kohën tuaj deri më 27 dhjetor në mënyrë që ju të mundni të merrni vendim”, ka thënë mbrojtësi i Haradinajt. 

(Kosova Sot Online)