Seanca e radhës e Nasim Haradinajt më 7 ose 8 janar

  • f.f /
  • 18 December 2020 - 12:04
Seanca e radhës e Nasim Haradinajt më 7 ose 8 janar

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj nënkryetarit të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Për pranimin e fajësisë ose për pafajësinë e tij, Haradinaj tha se do të deklarohet vetëm përmes avokatit.

Kjo seancë pritet të mbahet më 7 ose 8 janar 2021.

Ai dhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, akuzohen për pengim, kërcënim, hakmarrje dhe zbulim të dosjeve të Prokurorisë.

Ata u arrestuan në fund të shtatorit dhe u transferuan në Hagë, pasi në disa raste nga zyra e OVL të UÇK-së kishin dal dokumente të Prokurorisë së Speciales, të cilat ishin “dorëzuar” aty nga persona të panjohur deri më tash.

(Kosova Sot Online)