Ish-presidenti i këtij shteti vdes nga koronavirusi

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 13:01
Ish-presidenti i këtij shteti vdes nga koronavirusi

Ish-presidenti i Burundit, Pierre Buyoya, ka vdekur në Paris si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Lajmin e konfirmoi familja e tij.

Politikani që dikur kishte shërbyer si ushtar ishte në pushtet nga viti 1987 deri në vitin 2003, duke ardhur dy herë në pushtet përmes puçit.

Vitet e tij të hershme në pushtet përfunduan përmes zgjedhjeve të para demokratike në këtë shtet, të mbajtura në vitin 1993. Ai i kishte humbur zgjedhjet që i kishte fituar Melchior Ndadaye, i cili ishte vrarë katër muaj më vonë.

Vrasja e fituesit të zgjedhjeve kishte bërë që në Burundi të fillonte një luftë civile që zgjati një dekadë, shkruan BBC.

Në tetor të këtij viti, Buyoya u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për përfshirje në vrasjen e fituesit të zgjedhjeve. Ai i kishte mohuar akuzat dhe nuk e kishte pranuar fajin.

(Kosova Sot Online)