Përballja e titanëve të natyrës: Reja e vullkanit goditet nga vetëtima

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 13:25
Përballja e titanëve të natyrës: Reja e vullkanit goditet nga vetëtima

Reja vullkanike e një vullkani aktiv në Japoni është kryqëzuar me një vetëtimë të fuqishme të enjten në Japoni, duke krijuar pamje mahnitëse.

Vullkani Sakurajima është vullkan aktiv në ishullin Kyushu të Japonisë. Ai shpërtheu këtë javë dhe në ajër krijoi re hiri që u ngritën mbi një kilometër nga mali u përzien me retë e qiellit.

Rastet kur vetëtima shkrep afër vullkanit më parë janë parë edhe në pjesë të tjera të botës, përfshirë Italinë, Islandën dhe Filipinet, shkruan Daily Mail.

I njëjti fenomen kishte ndodhur pikërisht në këtë vullkan në vitin 2018 gjatë një prej shpërthimeve të shpeshta të tij. Sipas të dhënave të NASA-s, ky vullkan ka qenë aktiv që nga shekulli VIII.

(Kosova Sot Online)