Habiten dentistët, e pabesueshme çfarë i ka nxjerrë nga goja nëna fëmijës së saj

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 14:04
Habiten dentistët, e pabesueshme çfarë i ka nxjerrë nga goja nëna fëmijës së saj

Kjo nuk është diçka që mund ta shikoni çdo ditë. Ajo që ka ndodhur është shumë e thjeshtë, edhe pse disi e pështirë.

Ky djalë i vogël në moshë, ka qejf të hajë thonjtë dhe ato i janë futur në pjesën e krijuar si xhep mes dhëmbëve të qumështit dhe atyre që janë duke dalë. Mamaja e djalit ka postuar videon në Facebook.

Ajo ka bërë një paralajmërim për të gjitha nënat e reja që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të hanë thonjtë, pasi mund ta pësojnë kështu.

“Kale gjithmonë i ka ngrënë thonjtë. Duke i kontrolluar gojën vura re diçka të bardhë tek dhëmbët e tij. Mora një pickatore dhe hoqa të bardhën. Kur e pashë dukej si një thua. Vazhdova të kontrolloja dhe nxora jashtë 4 të tjerë.

Kërkova sërish në gojë dhe gjeta zona ku im bir grumbullonte thonjtë. I kam nxjerrë plotë 27 thonj nga goja. Dentisti nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.

Zbuluam se pasi Kale i pret thonjtë nga gishtat, i fut ato në gojë dhe luan gjatë gjithë kohës. Ato ngecin në mish dhe ai nuk e kupton. Mos i lini fëmijët tuaj të hanë thonjtë”, – thotë gruaja.

(Kosova Sot Online)