Tinka Kurti thotë se po diskriminohet me zëvendësimet në Kuvend

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 14:45
Tinka Kurti thotë se po diskriminohet me zëvendësimet në Kuvend

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti është ankuar për zëvendësimet e deputetëve në Kuvend të Kosovës nga radhët e partisë së saj.

Ajo thotë se zëvendësimi që është bërë sot ku Taulant Kryeziu u bë deputet në vend të Shpejtim Bulliqit do të thotë se një kandidate ka vota më shumë se tre deputetë të Kuvendit.

Kjo sipas saj është diskriminim që po iu bëhet nga shteti.

“Me zëvendësimin e fundit i bjen që një kandidate ka vota më shumë se tre deputetë. Tash bëhemi dy kandidate që kemi vota më shumë se tre kolegët tonë burra. Herën e fundit ishte gjithashtu një grua në radhë me vota, ish – deputetja Drita Millaku. Kjo do ta bënte grupin tonë parlamentar me 40% deputete.

Një hap para është bërë. Qytetarët kanë votu. Diskriminimi është prej shtetit. Shteti është mbrapa dhe i mbrapshtë”, ka thënë Kurti.

https://www.facebook.com/tinka.kurti.3/posts/10224773482714616

(Kosova Sot Online)