Armend Zemaj tregon nëse do të ketë lirim të masave anti-COVID

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 15:36
Armend Zemaj tregon nëse do të ketë lirim të masave anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka treguar se nuk do të ketë lirim të masave në prag të festave të fundvitit.

“Siç e thashë në rezymenë time, nuk do të ketë lirim të masave”, ka thënë Zemaj.

Ai tutje ka sqaruar se janë duke i shqyrtuar masat aktuale, dhe ka thënë se mbase do të ketë ndonjë lirim apo edhe shtrëngim të ndonjë mase, me qëllim të shmangies së grumbullimit të njerëzve.

Zemaj në konferencë ka dalë bashkë me Naser Ramadanin e IKSHP-së dhe kreun e SHSKUK-së, Valbon Krasniqin.

(Kosova Sot Online)