Pas protestës së VV’së në Kuvend lajmërohet Driton Selmanaj: Jam më i fortë se kurrë

  • A.P /
  • 18 December 2020 - 16:00
Pas protestës së VV’së në Kuvend lajmërohet Driton Selmanaj: Jam më i fortë se kurrë

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i është përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zhvillimet që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës.

“Të fala nga Shtëpia e Madhe! LDKë”, shkroi ai në një postim në Facebook, krahas një fotografie të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë që sot LVV-ja nuk lejoi mbajtjen e seancës ku prezent ishte edhe Selmanaj.

Duke protestuar ata u shprehën kundër qëndrimit të Selmanajt në seancë kjo për shkak të deklaratave të tij për personat e pagjetur.

(Kosova Sot Online)