Lajmi i fundit: Mbyllen restorantet dhe qendrat sportive për një muaj

  • A.P /
  • 18 December 2020 - 16:04
Lajmi i fundit: Mbyllen restorantet dhe qendrat sportive për një muaj

Qeveria e Zvicrës urdhëroi që të gjitha restorantet, qendrat sportive dhe qendrat për rekreacion të mbyllen për një muaj nga e marta.

Përpos kësaj, qeveria u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për ta luftuar shkallën e lartë të përhapjes së koronavirusit, shkruan The Guardian.

Numri i rasteve të konfirmuara në Zvicër dhe Lihtenshtajn kanë shkuar në mbi 400.000, ndërsa numri i viktimave në gjashtë mijë.

Zvicra deri tani është mbështetur në masa jo shumë të ashpra kundër pandemisë me qëllim të shmangies së izolimit të dytë.

Ndryshe, Zvicra është në mesin e vendeve evropiane me shkallën më të lartë të infeksionit për numër të banorëve.

(Kosova Sot Online)