Deputetja e LDK’së godet VV’në: Ata politikë e kanë rrënimin e shkatërrimin

  • S.A /
  • 19 December 2020 - 07:52
Deputetja e LDK’së godet VV’në: Ata politikë e kanë rrënimin e shkatërrimin

 Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, e ka cilësuar si të papranueshme veprimin e sotëm të LVV-së në Kuvendin e Kosovës, kur është pamundësuar mbajtja e seancës për shkak të pranisë së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj aty. Ajo u shpreh se asnjë parti nuk e ka të drejtën që të bllokojë punën e institucionit më të lartë, Kuvendit.“Sjellja e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë e papranueshme, e pahijshme dhe jo e drejte karshi qytetarëve të Kosovës”.

“Ata nuk e përfaqësojnë gjithë Kuvendin. E kanë vetëm një deputet më shumë se LDK-ja dhe nuk e kanë të drejtën të bojkotojnë komplet punën dhe zhvillimet e Kuvendit të Kosovës”.

“Sjellja e tyre edh karshi Selmanajt është e padrejtë, sepse ai vet ka thënë që është keqkuptuar dhe se kërkon falje për këtë. Unë vet e kam dëgjuar deklaratën e tij dhe nuk ka të bëjë me atë që ata po e kauzojnë”.“Tek e fundit nëse atyre i ka penguar që ai ka qenë prezent, kane mundur ta lëshojnë sallën dhe jo ta pengojnë gjithë seancën. Nuk është e drejtë e LVV-së të caktojnë se kush mundet e kush jo të hyjë në seancë”.

Ajo po ashtu u shpreh se në LVV duhet të vetëdijesohet sepse nuk janë më parti në rrugë, por në Kuvend dhe duhet të jenë më të përgjegjshëm karshi institucioneve.

“Sot me atë entuziazëm që i kanë goditur tavolinat, realisht i kanë munguar moti se ata politikë të vetën e kanë këtë për me brohoritë dhe me rrënu e me shkatërru, dhe është një kohë e gjatë që ata nuk i kanë bërë këto veprime dhe sot prapë u kthyen aty ku kanë mbetur dhe e vazhduan misionin e tyre si LVV”.

(Kosova Sot Online )