Lexoni edhe:
Tetë të vdekur nga zjarri në repartin për Covid-19 të një spitali privat në Turqi
Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 31.300 raste të reja të koronavirusit.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1.471.238, shkruan The Guardian.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 702 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 25.640.
Tetë të vdekur nga zjarri në repartin për Covid-19 të një spitali privat në TurqiLexoni edhe:
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.
(Kosova Sot Online )