A e ka dëgjuar BE-ja këtë deklaratë të Vuçiqit për Kosovën?

  • G.G /
  • 19 December 2020 - 10:41
A e ka dëgjuar BE-ja këtë deklaratë të Vuçiqit për Kosovën?

Asnjë reagim deri më tash nga Bashkimi Europian. Askush nuk po merret me asnjë kërcënim të Aleksandar Vuciqit.

E, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se deklarata e presidentit Vuçiq se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022, ngre dy hipoteza të përbashkëta.

Sipas kryediplomates kosovare deklarata e tillë do të thotë se Serbia përjashton veten nga procesi i dialogut deri më 2022 dhe se ndërmjetësuesi i BE-së beson se normalizimi i plotë nuk do të thotë domosdosmërisht njohje reciproke.

“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive. Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE-ja deri më 2022 ose ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se derisa ai të jetë president, nuk do të ketë njohje të Kosovës nga shteti i tij.Ai në një emision televiziv në “TV Prva” mbrëmë tha se Beogradi sigurisht nuk do ta njohë Kosovën deri në prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi.

“Mendoj se pyetja më e mirë është nëse angazhoheni për njohjes ose mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Atëherë përgjigja do të ishte po, po dhe jo. Deri në prill të viti 2022, kur do të mbahen zgjedhjet [presidenciale], kjo sigurisht që nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq, duke u përgjigjur ndaj pikëpamjeve të pjesëmarrësve të tjerë në emision.

Vuçiç gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, cilado administratë të jetë në pushtet. Ndërsa, profesori serb i shkencave politike Ivo Vishkoviq vuri në dukje se administrata e presidentit Biden do të bëjë presion të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.“Është e vërtetë që ata [SHBA] po humbin durimin, por Serbia po arrin të rezistojë dhe të zvarrisë”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)