Grabitje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

  • A.P /
  • 19 December 2020 - 11:21
Grabitje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në një filial bankë në lagjen Dardanian ë Prishtine.

Policia ka njoftuar se me të marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku thuhet se dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i armatosur.

Lajmin e konfirmoi, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë I armatosur. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, tha Borovci. 

(Kosova Sot Online)