Lexoni edhe:
Hajnat në aksion, për dhjetë minuta grabitën dy banka
Një gjykatës amerikan në Michigan ka vendosur që një burrë 42 vjeç mund të kërkojë dëmshpërblim nga prindërit e tij për shkatërrimin e koleksionit të videove pornografike.
David Ëerking, i cili jetonte me prindërit pas ndarjes nga gruaja, i paditi ata për shkatërrimin e videove, për të cilat pretendon se e kishin vlerën e më shumë se 25.000 dollarëve.
Prindërit e tij thanë në gjykatë se e kishin paralajmëruar djalin e tyre që të mos i sillte këto materiale në shtëpinë e tyre, shkruan BBC.
Hajnat në aksion, për dhjetë minuta grabitën dy bankaLexoni edhe:
Sidoqoftë, gjykatësi tha se, as si pronarë të shtëpisë, prindërit e këtij burri nuk kanë pasur të drejtë që t’i hedhin në mbeturina materialet që kanë qenë në pronësi të të birit.
Sipas burrit që e paraqiti padinë, koleksioni i materialeve ishte i gjerë dhe i pazëvendësueshëm dhe përbëhej nga revista dhe filma.
Pas vendimit të gjykatës, avokatja e prindërve të paditur nga i biri tha se është duke punuar për ta vlerësuar vlerën e dëmit dhe se ka angazhuar një ekspert të Muzeut të Trashëgimisë Erotike në Nevada për ta ndihmuar në këtë proces.
(Kosova Sot Online)