Kjo është gjendja e Makronit pas infektimit me koronavirus

  • A.P /
  • 19 December 2020 - 14:15
Kjo është gjendja e Makronit pas infektimit me koronavirus

Presidenca e Francës njoftoi të shtunën se presidenti i këtij vendi, Emanuel Makro, është në gjendje stabile shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

“Gjendja shëndetësore e presidentit është e qëndrueshme në krahasim me të premten. Ai ka simptoma të ngjashme të Covid-19, të cilat nuk ia pamundësojnë përmbushjen e detyrimeve të tij”, thuhet në deklaratën e presidencës franceze.

Makroni të premten tha se është duke kaluar ditë të mirë pasi doli pozitiv në testin për koronavirus, por tha se është duke punuar me ritëm më të ngadalshëm sesa zakonisht, shkruan Reuters.

Për shkak të kontakteve me të gjatë një samiti të BE-së në Bruksel, disa liderë të vendeve evropiane janë vetizoluar si masë parandaluese.

(Kosova Sot Online)