Shkatërrohet banda e drogës që drejtohej nga shqiptarët në Belgjikë

  • E.K /
  • 20 December 2020 - 09:59
 Shkatërrohet banda e drogës që drejtohej nga shqiptarët në Belgjikë

Një aksion policor në Belgjikë ka goditur bandën e drogës që drejtohet nga shqiptarët.

Në kuadër të këtij aksioni u arrestuan 11 persona, mes tyre 9 janë burra dhe 2 gra, ndërsa nuk dihet se sa janë shqiptarë.

Mediat e huaja raportojnë se një prej të arrestuarve shqiptarë u plagos rëndë, pasi teksa tentoi t’i shpëtonte policisë u hodh nga një lartësi e lartë.

Policia ushtroi kontrolle në disa banesa dhe lokale në Grimbergen dhe në Bruksel, ndërsa u sekuestruan 100 mijë euro.

Po ashtu u sekuestruan 20 kg kokainë me një vlerë tregu prej një milion euro si dhe disa makina.

Mësohet se ky grup e kishte shtrirë aktivitetin e shitjes së kokainës në Itali si dhe disa vende të tjera të Europës.

(Kosova Sot Online)